Vlore – Italien Drogen Transporte mit Yachten der Albaner Mafia

Posted on Juli 7, 2018 von

1



Wieder wurde eine Yacht beschlagnahmt, deren Drogen Tranport von Vlore nach Italien überwacht wurde. 1 Tonne Cannabis an Bord und ein Italiener und 3 Albaner. Die Mafia Regierung von Albanien hat noch über 500 Tonnen Cannabis in Privat Lagern, der früheren Polizei Chef, Politiker, welche noch auch nach Deutschland exportiert werden müssen. Die KfW finanziert bekanntlich das kriminelle Enterprise von Vlore, was auch Geldwäsche Zentrale der Camorra, Nghradeta, Sacra Corona Unita ist.

Itali/ Sekuestrohet 1 ton drogë nga Shqipëria në brigjet e Salentos, skafistët shqiptarë të maskuar si turistë (Video)

Droga e kapur në Itali

Leçe- Një sasi droge me vlerë 10 milionë euro është sekuestruar në brigjet e Salentos. Në pjesën e fshehur të një skafi, është gjetur sasia prej 1 ton e drogës së kapur.

Operacioni ndërkombëtar i koduar „Themis 2018„, është zhvilluar nga Frontex dhe Policia shqiptare. Sasia e marijuanës vinte nga Shqipëria.

Në njoftimin e Guardia di Finanza thuhet se operacioni „Themix 2018“ u zhvillua në bashkëpunim me policinë shqiptare, dhe se për ardhjen e skafit drejt Brigjeve të Salentos, ka qenë sinjalizimi i policisë shqiptare që ka bërë të mundur zhvillimin e operacionit.

Burime nga Policia e Vlorës pohojnë për Report Tv se droga është nisur nga Qeparoja rreth 3 ditë më parë.

Mësohet se droga është kapur gjatë ditës dhe jo gjatë natës, siç ndodh zakonisht në operacionet anti-drogë.

Skafistët ishin maskuar si turistë dhe po lëviznin ngadalë drejt portit të Leucas, një port i madh turistik, ku qëndrojnë jahte luksoze dhe anije.

Helikopteri i Guardia di Finanza i ka pikasur skafistët dhe skafin, sepse qëndronte i zhytur shumë poshtë. Atyre iu është bërë thirrje të ndalojnë, por skafistët kanë tentuar të largohen me shpejtësi për disa minuta, por më pas janë kapur nga policia italiane.

Droga ishte e fshehur brenda 49 pakove. Skafi po drejtohej nga 3 skafistë, dy shqiptarë nga Vlora, raportojnë mediat italiane me moshë 30 dhe 34 vjeç, dhe një italian 65 vjeç.

Dy skafistët shqiptarë janë identifikuar si A.M. dhe E.A të dy nga Vlora, dhe M.G, italiani, i lindur në La Spezia.

Që nga fillimi i këtij viti Guardia di Finanza ka konfiskuar 9 skafe me rreth 13 ton drogë, ndërsa 28 trafikantë janë arrestuar.

Njoftimi i Guardia di Finanza

Advertisements
Verschlagwortet: ,
Posted in: Allgemeines