Chronik über die vielen Morde an Polizei Präsidenten, hohen Direktoren in Albanien

Posted on April 11, 2017 von

0



Chronik über die Ermordung von hohen Polizei Direktoren und Präsidenten in Albanien

 

Aktualitet NGA DRIÇIM ÇAKA
11 Prill 2017 – 12:24 | përditesuar në 13:12
Nga Cuku te Lamaj,vrasjet e bujshme që tronditen Policinë
Detaje nga vrasjet e punonjësve të policisë

TIRANE-Artan Cuku nuk është i vetmi komisar që është vrarë nga dora e krimit.

Ndër vite ndaj shefave të komisariateve dhe ndaj drejtuesve të Policisë janë bërë disa atentate, ku mes tyre kanë mbetur të vrarë 6 drejtues ose ish-drejtues policie.

Ndër më të bujshmet mbetet vrasja e Dritan lamjat, vrasja e Adem Tahirajt por edhe atentati i ndodhur pak ditë më parë ndaj Artan Cukut.

Në 2 gusht 2000 vritet Drejtori i policisë Shkodër Arben Zylyftari

Admir Tafili dhe Genci Tafili kanë qenë personat të cilët në vitin 2000 kanë vrarë Kolonel Arben Zyliftarin, që në atë kohë ishte Drejtor i Policisë në Shkodër. Vrasja ndodhi pasi u krye një operacion për kapjen e Bahri Tafilit. Kjo ngjarja ka prodhuar një varg hakmarrjesh mes familjes Tafili dhe familjes Pjetrushi, të cilat kanë akuzuar njëra-tjetrën për vrasjen e Kolonelit.

30 dhjetor 2000 në Vlorë vritet Komisiari Ilir Ngresi

Në Vlorë është vrarë Komisar Ilir Ngresi. Për shkak se hapi disa dosje për krimet e kryera në Berat dhe në Urën Vajgurore, ndaj komisarit u organizua një sulme nga Dritan Zhuka, i cili u vra nga Policia në vitin 2001.

Në 6 gusht 2003 në Durrës vritet Komisar Gani Malushi

Para Drejtorisë së Policisë Durrës është vrarë edhe shefi i komisariatit të Fushë-Krujës Gani Malushi. Ndaj tij u qëllua me një breshëri plumbash, duke i shkaktuar vdekjen. Shkak i kësaj vrasje ishte gjakmarrja dhe shënjestra ishte shoferi i Gani Malushi. Për vrasjen është dënuar me burgim të përjetshëm Agim Pepa.

13 shtator 2012 vritet në Shijak Komisar Adem Tahiraj

Shefi i Komisariatit të Shijakut është qëlluar me një breshëri automatiku. Vrasja e Komisarit ndodhi për faktin se ai ndaloi për kontroll makinën e nipit të Ilir Xhakjës, një personazh të lidhur me botën e krimit. Policia arrestoi Ilir Xhakjën në atë kohë, ndërkohë që komisari humbi jetën në makinën e Policisë.

25 shkurt 2013 në Tiranë u vra Komisar Dritan Lamaj

Një ndër vrasjet më të bujshme të ndodhura në Shqipëri është edhe ajo e shefit të komisariatit nr.6 në Tiranë. Dritan Lamaj u qëllua me breshëri automatiku në makinën që ai po parkonte pranë banesës së tij. Për këtë vrasje u arrestua Arben Frroku që fillimisht u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të rënda, por apeli e dënoi me burgim të përjetshëm. Arben Frroku sot është i ndaluar në Holandë dhe priten procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.

8 prill 2017 në Tiranë vritet ish komisari Artan Cuku

Pak ditë më parë i është bërë atentat edhe ish-komisarit Artan Cuku. Ai u qëllua pranë banesës së tij në Tiranë. Policia dyshon se bëhet fjalë për një vrasës me pagesë, për faktin se pasi e ka qëlluar me plumba në trup, vrasësi e ka qëlluar edhe në kokë. Policia po heton disa pista, mes tyre edhe dosjet që Artan Cuku ka hetuar në kohën që ka qenë drejtues policie në Vlorë, Fier dhe në Tiranë.
Në kuadër të këtij hetimi, disa kohë më parë janë arrestuar në episode të ndryshme edhe shtetas të tjerë shqiptarë, grekë dhe maqedonas, të cilët, nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi ose Maqedoni Greqi.

Redaksia Online – See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/nga-cuku-te-lamajvrasjet-e-bujshme-q–tronditen-policin–412851.html#sthash.KHXOeyU0.dpuf

Advertisements
Posted in: Albania