Albanien und der Niedergang der Flug Drehscheibe Phistina – Kosovo

Posted on Juni 4, 2012 von

0



Albanien wird nicht die Luft Kontrolle über 8.500 Meter über den Kosovo erhalten, was ca. 10 Millionen € pro Jahr extra gewesen wäre von Eurocontroll. Etliche Firmen führen Schadens Ersatz Klagen gegen Albanien und beschlagnahmen diese Gelder, wegen kriminellen Umtrieben der Albanischen Adminstration gegen Firmen.
Shqipëria „humb“ garën për kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës

Am Flugplatz Phristina, erhielt die unbekannte Treibstoff Firma: “Ex Fis”, die Treibstoff Versorgung der Flugzeuge, was ein Grund war, das British Airways den Kosovo verlässt und nach Montenegro geht. Andere Fluggesellschaften wandern nach Skopje ab, weil man dort Vergünstigungen erhält. Türkisch Airline, baut ebenso sein Netz im Balkan aus mit Vergünstigungen. Der Sicherheits Chef des Flugplatzes wurde ebenso entlassen, wie Andere. Noch Mafiöser geht es halt wirklich nicht mehr, bei der Geschichte rund um Treibstoff Schmuggel und Pantscherei der Albaner. Albanien ist ebenso das einzige Land in Europa, wo vor dem gepantschten Treibstoff gewarnt wird,und wo die Einheimischen versuchen, Autos zu kaufen, ohne hoch moderne Einspritz Turbo Motoren, weil die Reparaturen einfach zu teuer sind.

E HËNË
4 QERSHOR 2012

phristina

Derisa gjigantët e aviacionit po ikin nga Kosova, siç është rasti i fundit me aviokompaninë angleze “British Airways”, për shkak se koncesionari turk “Limak” i ka ndërprerë stimulimet financiare për aviokompanitë, të kundërtën gjë po e bën Maqedonia fqinje.

Kjo e fundit, duke i mbështetur financiarisht transportuesit ajrorë, po synon që ta rrisë numrin e udhëtarëve dhe linjave nga Aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup, për në Evropën Qendrore etj.

Qeveria e Maqedonisë, nëpërmjet një ftese publike të shpallur së fundi në prestigjiozen “Financial Times”, ka vendosur t’i ftojë aviokompanitë për mbështetje financiare për linjat ajrore vendore dhe ndërkombëtare.

Në bazë të shpalljes publike, aviokompanitë mund të konkurrojnë për subvencionim deri më 5 qershor 2012.

Sipas programit për subvencionim të aviokompanive, Qeveria e Maqedonisë do të afrojë mbështetje të njëhershme financiare në vlerë prej 40 mijë euro për zbatimin e secilit prej 6 destinancioneve të para të reja.

Mbështetje të njëhershme financiare në vlerë prej 30 mijë euro për çdo destinacion të ri të aviokompanive, përkrahje financiare prej 9 euro për çdo pasagjerë të aviokompanisë në vitin e parë, 8 euro mbështetje financiare për pasagjerët e kompanisë në vitin e dytë dhe 7 euro subvencionim për çdo pasagjer në vitin e tretë.

Ndërsa mbështetja financiare do t’i jepet aviokompanive të cilat i plotësojnë kriteret në vijim: Aviokompania duhet të ketë transportuar së paku 10 milionë pasagjerë gjatë vitit 2011, duhet të ketë realizuar fitim prej së paku 25 milionë euro.

Po ashtu aviokompanitë prej 1 nëntorit 2012 obligohen që të fillojnë të fluturojnë të paktën në 6 destinacione të reja nëpërmjet aeroportit “Aleksandri i Madh” drejt Evropës Qendrore, Gadishullit Apenin dhe Pirenian, shteteve të Beneluksit dhe Skandinavisë.

Në të njejtën kohë parashihet që në vitin e parë, sipas marrëveshjes për ndihmë financiare, nga Aeroporti i Shkupit të ketë të paktën 120 mijë pasagjerë në vitin e parë, përkatësisht 10 mijë pasagjerë në muaj, 135 mijë pasagjerë në vitin e dytë të marrëveshjes, apo 11 mijë e 250 pasagjerë në muaj dhe të paktën 150 mijë pasagjerë në vitin e tretë, apo 12 mijë e 500 pasagjerë në muaj.

Përndryshe, gazeta “Zëri” ditë më parë ka shkruar se nga vjeshta e këtij viti “British Airways” do t’i ndërpresë fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të presioneve të ndryshme të koncesionarit turk të Aeroportit.

Muaj më parë aviokompania angleze kishte shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të “Limak” për ndërprerjen e kontratës për furnizim të aeroplanëve me kerozinë nga kompania e njohur botërore “British Petroleum”(BP) dhe përzgjedhja e kompanisë kosovare “Ex Fis”.

Ky reagim i aviokompanisë britanike arsyetohej me kushtet e sigurisë, pasi që BP, sipas tyre, është një kompani me nam në arenën ndërkombëtare dhe ishte i pakuptimtë zëvendësimi me një kompani vendore, duke aluduar në faktin se nga furnizimi me kerozinën e BP-së fluturimet janë më të sigurta.

Pikërisht për këtë gjë “British Airways”(BA) për një kohë nuk është furnizuar me kerozinë në Aeroportin e Prishtinës, por një gjë të tillë e ka bërë duke ateruar në Aeroportin e Dubrovnikut-Kroaci.

Deri më tani aeroplanët e BA kanë fluturuar 5 herë në javë nga Kosova. Kjo falë programit për stimulim të Aeroportit për aviokompanitë, pasi që më herët kanë qenë 3 fluturime në javë.

Mirëpo, menaxhmenti i ri i Aeroportit, së fundi ka vendosur ta ndërpresë këtë stimulim për aviokompanitë, ndonëse vendet fqinje vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Aeroporti i Shkupit vazhdon t’i stimulojë financiarisht aviokompanitë për të fluturuar, prandaj shumë kompani të huaja dhe pasagjerë janë duke u orientuar drejt Aeroportit të Shkupit, thonë njohësit e mirë të fushës së aviacionit në vend.

Flitet se edhe aviokompani tjera evropiane do të largohen nga Kosova, duke shkuar kështu në vendet fqinje.

Subvencionimi maqedonas

-40 mijë euro mbështetje e njëhershme financiare për zbatimin e secilit prej 6 destinancioneve të para të reja.

– 30 mijë euro mbështetje të njëhershme financiare për çdo destinacion të ri të aviokompanive.

– 9 euro përkrahje financiare për çdo pasagjerë të aviokompanisë në vitin e parë.

– 8 euro mbështetje financiare për pasagjerët e kompanisë në vitin e dytë

– 7 euro subvencionim për çdo pasagjer në vitin e tretë.

http://www.zeri.info/artikulli/2/8/50316/maqedonia-i-subvencionon-aviokompanite-kosova-i-tremb/