Millionäre im Kosovo Parlament! Die Vermögens Angaben für die Staats Kontrolle

Posted on Mai 27, 2012 von

0



Die Vermögens Werte der Kosovo Politiker, welche angegeben wurden! Das meiste ist sowieso unter dem Namen von Strohleuten und Verwandten mit anderem Namen, oder man operierte gleich mit mehreren Namen.

Die Familie Haradinaj, Hashim Thaci, Xhavit Halili, Syla und Co. haben nicht illegal errichteten Hotels, Lokale und Immobilien in Durres, Golem und Shkozet angegeben, was Alles sagt. Apfel Diebe, Habenichte, inkompetent für jede Arbeit vor 1999! Heute Millonär mit Luxus Villen, wobei Florin Krasniqi, der durch seine Mord Aufrufe: Serben zu töden bekannt war und ist, wie für den Waffen schmuggel, ein Millionär.

Die meisten Vermögen, wie von den Haradinaj Gangstern sind nicht offenbart, u.a. die illegalen Hotels im Raum Durres.

Politikanët më të pasur se shteti, Grabovci dhjetëfishoi pasurinë

> Nga Korresp. 24-ore.com 2 ore 42 minuta me pare

Politikanët më të pasur se shteti, Grabovci dhjetëfishoi pasurinë

Pasuria e zyrtarëve është publikuar të hënën nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, përderisa nga viti 2007, kur e kanë deklaruar pasurinë, pasuria e politikanëve është shumëfishuar, shkruan sot gazewta Zëri.
Në krye të listës së pasanikëve të politikës, sipas gazetës,  qëndron lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili njëherit është edhe zëvendëskryeministër, me 176 milionë euro pasuri, pastaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, dhe njëherit pronar i zinxhirit të hipermarketeve ETC me 56 milionë euro pasuri, deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, me 13 milionë euro pasuri, deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, me pasuri të vlerësuar rreth 10 milionë euro, etj.
Pasuria e shefit të deputetëve të partisë në pushtet(PDK), Adem Grabovci, në vitin 2012 ka arritur në mbi 1.6 milionë euro.
Pasuria e paluajtshme e Grabovcit është vlerësuar 1 milionë e 630 mijë euro, vetura të markave Audi A6, BMW dhe Golf 6, 21 mijë euro para të gatshme në bankat në vlerë prej 21 mijë euro.
Të ardhurat vjetore familjare të të tij janë rreth 30 mijë euro.
Në vitin 2007 Grabovci kishte qenë shumë më i varfër. Ai në atë kohë kishte deklaruar një banesë në vlerë prej 120 mijë euro dhe një veturë 12 mijë euro. Për pesë vjet pasuria e Grabovcit është dhjetëfishuar.
Ish- komandanti i UÇK-së, Azem Syla, ka deklaruar 170 mijë euro pasuri të paluajtshme, 30 mijë euro veturë të markës “Landrover”.
Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar 255 mijë euro pasuri të paluajthshme dhe 17 mijë euro veturë.
Më i varfër se të gjithë deputetët është lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, i cili nuk ka deklaruar pasuri të paluajtshme. Ai ka deklaruar pagë vjetore nga Kuvendi prej më pak se 18 mijë euro dhe 1384 euro në vit të ardhura si kolumnist në gazetën “Zëri”.
Shefi i deputetëve të LDK-së, Ismet Beqiri, nuk e ka deklaruar pasurinë. Ndërsa bashkëpartiaku i Beqirit, Arben Gashi, ka deklaruar 150 mijë euro pasuri të paluajtshme, 35 mijë euro vetura, 15 mijë euro para të gatshme në banka.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka deklaruar 460 mijë euro pasuri të paluajtshme, vetura në vlerë prej 15 mijë euro.
Berat Buzhala më i pasur se Thaçi
Ish- gazetari, Berat Buzhala, i cili është deputet i PDK-së në Kuvend, nuk ua lëshon rrugën shumë politikanëve për pasuri. Ai madje është më i pasur se lideri i partisë dhe njëherit kryeministër, Hashim Thaçi.
Pasuri e paluajtshme e Buzhalës është 720 mijë euro, 39 mijë euro vetura, ndërsa para të gatshme 6000 euro. Të hyrat vjetore si deputet i Kuvendit dhe analist për media në IPKO të Buzhalës janë 50 mijë euro.
Numri dy i AAK-së, Blerim Shala, ka deklaruar pasuri të paluajtshme 100 mijë euro, 220 mijë euro para të gatshme, 5000 euro veturë të markës “Passat”.
Bashkëpartiaku i Shalës, Daut Haradinaj, ka deklaruar 210 mijë euro pasuri të paluajtshme, 50 mijë euro vetura, 11 mijë euro para të gatshme.
Deputeti i PDK-së nga Ferizaj, Elmi Reçica, ka deklaruar pasuri e paluajtshme në vlerë prej 215 mijë euro, veturë 15 mijë euro dhe 7000 euro para të gatshme.
Deputeti i “Vetëvendosjes” Florin Krasniqi ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 6.7 milionë euro, vetura 50 mijë euro,aksione në kompani të ndryshme 3.2 milionë euro dhe rreth 23 mijë euro para të gatshme.
Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 900 000 euro, 45 mijë euro vetura.
Hashim Deshishku nga LDK ka deklaruar pasuri të palujtshme në vlerë prej 6.7 milionë euro dhe aksione në kompani të ndryshme në vlerë prej 6.5 milionë euro.
Latif Gashi nga PDK ka deklaruar pasuri të paluajtshme 340 mijë euro dhe 56 mijë euro vetura.
Ish-zëvendëskryeministri Lutfi Haziri ka deklaruar pasuri të palujtshme 1 milion e 650 mijë euro dhe 100 mijë euro para të gatshme.
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, ka deklaruar pasuri e paluajtshme në vlerë prej 320 mijë euro, veturë në vlerë prej 14 mijë euro dhe 17 mijë euro para të gatshme.
Rexhep Selimi i “Vetëvendosjes” ka deklaruar pasuri të palujtshme 150 mijë euro dhe veturë 22 mijë euro.
Kelmendi, deputeti më i pasur
Pasuri dhjetëramilionëshe ka deklaruar deputeti i AAK-së, Ramiz Kelmendi. Pasuria e paluajtshme e tij është 46 milionë euro, 8 milionë euro pasuri të luajtshme dhe 2.8 milionë euro para të gatshme.
Kelmendi ka deklaruar edhe detyrime financiarë në vlerë prej 13 milionë euro, përderisa të hyrat e tij dhe bashkëshortes janë rreth 85 mijë euro.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, ka banesë në vlerë prej 200 mijë euro dhe 88 mijë euro para të gatshme.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 500 mijë euro, vetura në vlerë prej 41 mijë euro dhe 105 mijë euro para të gatshme.
Djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Uka, ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 2.2 milionë euro dhe veturë në vlere prej 25 mijë euro.
Xhavit Haliti nga PDK ka pasuri të paluajtshme 2.1 milionë euro, 32 mijë euro pasuri të luajtshme dhe 160 mijë euro para të gatshme.
Ish-ministri i Bendshëm, Zenun Pajaziti, ka pasuri të paluajtshme 320 mijë euro, vetura 10 mijë euro.
176 milionë euro pasuria e Pacollit
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka vetëdeklaruar se ka në pronësi tokë për ndërtimin e shtëpisë e cila ka vlerë prej 157 mijë euro, shtëpi në ndërtim në vlere prej 220 mijë euro, 180 mijë euro tokë bujqësore, 80 mijë euro shtëpi, 13 mijë euro veturë si dhe 22 mijë euro para të gatshme në bankë.
Zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër i Kosovës, ka deklaruar se ka 80 milionë euro aksione në kompani anonime që operojnë jashtë Kosovës, tokë 90 mijë euro, lokal afarist 700 mijë euro, tokë 111 mijë euro, tokë 223 mijë euro, tokë 73 mijë euro, tokë 244 mijë euro, lokal 89 mijë euro, lokal 900 mijë euro, tokë 126 mijë euro, tokë 44 mijë euro, tokë 336 mijë euro, tokë 326 mijë euro, tokë 6,6 milionë euro shtëpi 16 milionë euro, “Hotel Iliria” 24 milionë euro, “Hotel Grand” 3,3 milionë euro, vetura 194 mijë euro, kapital në Bankën Ekonomike 17 milionë euro, kapital në kompaninë e sigurimeve “Siguria” 22 milionë euro, si dhe 3, 6 milionë euro para të gatshme.
Edhe zëvendëskryeministri tjetër i Kosovës Bujar Bukoshi ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlere prej 400 mijë euro, ambulancë 200 mijë euro, vreshtë dhe tokë 55 mijë euro, banesë 60 mijë euro, tokë 4500 euro, veturë 1000 euro si dhe para të gatshme 4100 euro.
Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar se ka në pronësi shtëpi 232 mijë euro, 80 mijë euro tokë, 500 mijë euro tokë dhe shtëpi familjare, dy vetura në vlerë prej 62 mijë euro, si dhe 96 mijë euro para të gatshme.
Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane, ka deklaruar se ka në pronësi dy banesa në vlerë prej 140 mijë euro, si dhe një veturë në vlerë prej 6500 euro.
Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, ka deklaruar se ka në pronësi 2 shtëpi në vlerë prej 400 mijë euro, tokë 17 mijë euro, veturë “Audi” 12 mijë euro, si dhe para të gatshme 7 mijë euro.
Bedri Hamza, ministër i Financave, ka deklaruar se ka në pronësi tokë pune prej 100 mijë euro, banesë 70 mijë euro, dy vetura në vlerë prej 20 mijë ero, si dhe 34 mijë e 500 euro para të gatshme në bankë.
Ramë Buja, ministër i Arsimit, ka deklaruar se ka në pronësi një banese në vlere prej 133 mijë euro, shtëpi 100 mijë euro, oborr 15 mijë euro, veturë 21 mijë euro.
Dardan Gashi, ministër i Planifikimit Hapësinor, ka deklaruar se ka në pronësi një banesë e cila ka vlere prej 500 mijë euro, shtëpi 230 mijë euro, shtëpi 300 mijë euro, veturë 7000 euro, 34 mijë euro para të gatshme dhe aksione në letra me vlerë.
Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë, ka deklaruar banesë prej 100 mijë euro, lokal prej 48 mijë euro, dy vetura 33 mijë euro, para të gatshme 3300 euro.
Ibrahim Makolli, ministër i Diasporës, ka deklaruar se ka në pronësi një banesë në vlere prej 60 mijë euro, veturë 5 mijë euro, para të gatshme 600 euro.
Mimoza Kusari, ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe zëvendëskryeministre e Qeverisë së Kosovës ka deklaruar 200 mijë euro banesë, 70 mijë euro shtëpi, 4500 euro para të gatshme.
Ferid Agani, ministër i Shëndetësisë, ka banesë në Prishtinë në vlere prej 150 mijë euro, banese 65 mijë euro, truall 25 mijë euro, automjet 15 mijë euro, inventarë në ambulance 10 mijë euro, inventar në shtëpi 10 mijë euro, stoli ari 3 mijë euro, para të gatshme rreth 1500 euro.
Agim Çeku, ministër i FSK-së, 2 shtëpi 300 mijë euro, 3 banesa 175 mijë euro, shtëpi dhe tokë 110 mijë euro, 3 vetura 19 mijë euro, para të gatshme rreth 2500 euro.
Radoica Tomiq, ministër për Kthim, vetëm një veturë 10 mijë euro.
Deputetët milionerë
1.Ramiz Kelmendi(AAK)
Pasuri e paluajtshme 46 milionë euro
Pasuri e luajtshme 8 milionë euro
Para të gatshme 2.8 milionë euro
Detyrime 13 milionë euro
2.Hashim Deshishku(LDK)
Pasuri e paluajtshme 6.7 milionë euro
Aksione 6.5 milionë euro
3.Florin Krasniqi(VV)
Pasuri e paluajtshme 6.7 milionë euro
Vetura 50 mijë euro
Aksione 3.2 milionë euro
Para të gatshme 23 mijë euro
Huazime 1.6 milionë euro
4.Ukë Rugova(Lista Ibrahim Rugova)
Pasuri e paluajtshme 2.2 milionë euro
Automobil 25 mijë euro
5.Xhavit Haliti (PDK)
Pasuri e paluajtshme 2.1 milionë euro
Pasuri e luajtshme 32 mijë euro
Para të gatshme 160 mijë euro
6.Lutfi Haziri(LDK)
Pasuri e paluajtshme 1 milion e 650 mijë euro
Para të gatshme 100 mijë euro
Të hyra familjare vjetore më pak se 30 mijë euro
7.Adem Grabovci(PDK)
Pasuria e paluajtshme 1 milion e 630 mijë euro
Vetura: Audi A6, BMW, Golf 6
Para të gatshme në banka 21 mijë euro
8.Fatmir Limaj(PDK)
Pasuri e paluajtshme 900 000 euro
Vetura 45 mijë euro
Kredi 40 mijë euro
Paga mujore 1300 euro
Pasanikët e Qeverisë
1. Behgjet Pacolli 176 milionë euro
2. Dardan Gashi 1 milion e 67 mijë euro
3. Besim Beqaj 970 mijë euro
4. Bujar Bukoshi 720 mijë euro
5. Hashim Thaçi 670 mijë euro
6. Agim Çeku 600 mijë euro
7. Hajredin Kuçi 435 mijë euro
8. Mimoza Kusari 274 mijë euro
9. Ramë Buja 270 mijë euro
10. Bedri Hamza 225 mijë euro
Pasuria e deklaruar më 2007
Hashim Thaçi= 360 000 euro
Fatmir Limaj= 900 000 euro
Adem Grabovci= 132 000 euro
Ramë Buja= 150 000 euro
Skënder Hyseni= 350 000 euro
Presidentja veç 778 euro në bankë
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ndonëse jeton në Prishtinë, ajo fare nuk e ka deklaruar shtëpinë, apo banesën e saj.
Në formularin e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) presidentja ka deklaruar se ka në pronësi një veturë “Golf” në vlerë prej 6000 euro, si dhe 778 euro para në një bankë komerciale në vend.
Guvernatori me 13 llogari bankare
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri, aktualisht e mban primatin për numër të madh të llogarive bankare. Guvernatori ka deklaruar se ka në shfrytëzim 13 llogari bankare në të cilat ai ka më shumë se 52 mijë euro.
Po ashtu, guvernatori ka deklaruar se ka në pronësi dy banesa, vlera e të cilave është 130 mijë euro, si dhe 33 ari tokë në vlere prej 13 mijë euro.

http://24-ore.com/index.php/kronika/9841-politikanet-me-te-pasur-se-shteti-grabovci-dhjetefishoi-pasurine.html?print

Kryetarët e komunave miljonerë

Publikuar: 24.05.2012 – 10:49

Prishtinë, 24 maj – Pasuria e kryetarëve të komunave të Kosovës vazhdon të rritet disa- ditës, pavarësisht se pagat e tyre janë shumë të vogla në raport me pasurinë që ata kanë krijuar ndër vite, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Sipas formularëve që ata kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, një pjesë e kryetarëve të komunave të Kosovës kanë deklaruar se posedojnë pasuri me miliona euro.

Kryetari i komunës së Gjakovës Pal Lekaj, siç duket është kryetari më i pasur prej të gjithë kryetarëve të komunave tjera të Kosovës. Pasuria e tij familjare është ndërtuar që nga viti 1970. Pasuria e Lekajt dhe e vëllezërve të tij është rreth 6.5 milionë euro. Ai ka deklaruar se ka në pronësi familjare shtëpinë 280 mijë euro, tokë 1.5 milionë, dy restorante në vlere prej 4.5 milionë euro, si dhe 7 vetura në vlere prej 140 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku ka deklaruar se në pronësi ka tokë prej 590 mijë euro, shtëpi 320 mijë euro, banesë 70 mijë euro, lokal 600 mijë euro, veture 40 mijë euro, 600 mijë euro aksione në ndërmarrjen “Shqiponja”, si dhe rreth 4 mijë euro para të gatshme në bankë.

Kryetari i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa ka deklaruar se ka në pronësi një hapësirë afariste 300 mijë euro, shtëpi 250 mijë euro, tokë 150 mijë euro. Ai po ashtu ka deklaruar se ua ka dhënë hua 150 mijë euro tre personave, aksione në dy kompani, ku vlera e tyre është rreth 260 mijë euro si dhe rreth 10 mijë euro para të gatshme në bankë.

Kryetari i komunës së Suharekës Blerim Kuçi është pronar i një lokali afarist në vlere prej 270 mijë euro, banesë 72 mijë euro, truall 50 mijë euro, banesë në Prishtinë 155 mijë euro, oborr 350 mijë euro, tokë 90 mijë euro, 120 mijë euro veturë “Audi A8”, si dhe 80 mijë euro vetura tjera. Po ashtu, Kuçi ka deklaruar se është pronar i 100 për qind të aksioneve në kompaninë “Hidroterm”.

Isa Mustafa, kryetar i komunës së Prishtinës, ka deklaruar se posedon shtëpi 138 mijë euro, tokë 365 mijë euro, 57 mijë euro tokë, 30 mijë euro shtëpi pushimi, 6 për qind aksione në “Rinvest”, 49 për qind aksione në kompaninë “Mak car LLC” të cilat janë në emër të djalit të tij Arben Mustafa. Ai po ashtu ka deklaruar se ka në pronësi edhe 1,6 për qind të aksioneve në Klubin Futbollistik Prishtina, si dhe 30 mijë euro para të gatshme në bankë.

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, ka deklaruar se posedon shtëpi 50 mijë euro, veturë 2 mijë euro, si dhe 2300 euro para të gatshme. Shaip Surdulli, kryetar i komunës së Kamenicës, 24 mijë euro shtëpi, 2500 euro traktor si dhe 8000 euro veturë

Ish- kryetari i komunës së Ferizajt Bajrush Xhemajli ka deklaruar banesë 86 mijë euro, shtëpi 50 mijë euro, truall 30 mijë euro, veturë 10 mijë euro, para kesh 460 euro.

Haki Rugova, kryetar i komunës së Istogut, ka deklaruar në AKK së posedon banesë 70 mijë euro, truall 24 mijë euro, patundshmëri 35 mijë euro, veturë 8 mijë euro, 100 mijë euro aksione në kompaninë “MA.Con”, si dhe 1200 euro para të gatshme.

Isni Kilaj, kryetar i komunës së Malishevës, ka deklaruar se ka tokë, oborr 160 mijë euro, 30 mijë euro shtëpi banimi, 25 mijë euro lokal afarist, 40 mijë oborr kopsht, shtëpi banimi, traktor 10 mijë euro, multikultivator 3 mijë euro, dy vetura 13 mijë e 600 euro, si dhe 1000 euro para të gatshme.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Avni Kastrati ka deklaruar se ka në pronësi 350 mijë euro shtëpi si dhe 5 mijë euro veturë.

Po ashtu edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka deklaruar se ka në pronësi tokë të punueshme në vlere prej 38 mijë euro, truall 55 mijë euro, si dhe dy shtëpi banimi në vlere prej 75 mijë euro.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ka në pronësi lokal afarist 60 mijë euro, tokë 48 mijë euro, truall 13 mijë euro, depo ndërtimore 50 mijë euro, tokë 64 mijë euro, banesë 104 mijë  euro, traktor me pajisje bujqësore 20 mijë euro, si dhe 58 mijë euro para të gatshme në dy llogari private në dy banka komerciale në vend.

Pavarësisht se koha e deklarimit të pasurisë ka kohë që ka mbaruar, disa kryetarë të komunave të Kosovës siç është ai i komunës së Prizrenit, Klinës, etj. nuk kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

http://www.koha.net/?page=1,13,100684

Posted in: Kosovo