Kosovo: Adem Salihaj, will nun eine Aufklärung auch des Attentats vor 11 Jahren

Posted on Januar 19, 2012 von

0



Rund um die Rugova Morde ab 2000, wo Xhavit Halili der Organisations Chef war und Ferdinand Xhaferrie mit den kriminellen US Botschafter Josef Limprecht, Selbiges organisierten und die PR machte, will nun auch Adem Salihaj, Aufklärung, über das Attentat gegen ihn vor 11 Jahren.

Salihaj në fund të janarit ballafaqohet me “atentatorët”?

Publikuar: 19.01.2012 – 12:35
Prishtinë, 19 janar – Adem Salihaj do të duhej që nga fundi i janarit të ketë punë edhe në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës. Një nga eksponentët e partisë së Rugovës pas luftës ishte cak i një atentati të dështuar e që 11 vjet pas pritet të sqarohet, por pas dëshmive të të shumëpërfolurit Nazim Bllaca. Njëri rast me protagonist Fahredin Gashi që është dënuar me 18 vjet burgim ka përfunduar, e rasti i dytë sipas burimeve pritet të nisë në fund të muajit.

Në aktakuzën e siguruar nga KTV-ja, të ngritur tetorin e kaluar, thuhet se të akuzuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” ndaj Ismet Arifit dhe Adem Salihajt janë këta persona: Sadik Abazi, Driton Hajdari, Shaban Syla, Shpresim Uka, Bekim Syla dhe Fahredin Gashi. Gjatë seancave të konfirmimit të aktakuzës në shtatorin e vitit të kaluar të të pandehurit kanë deklaruar pafajësinë e tyre, ndërsa mbrojtja ka kërkuar të hidhet poshtë aktakuza. Disa nga të të pandehurit janë në arrest shtëpiak, e të tjerët në paraburgim.

http://www.kohaditore.com/?page=1,13,84628