Von Skandal zu Skandal: Die Salih Berisha Bande in Tirana, welche das Land zerstoert und den Tourismus

Posted on März 12, 2011 von

1



https://i2.wp.com/news.albania.de/__oneclick_uploads/2011/03/nafte.thumbnail.gif

Wie bewiesen, ist Salih Berisha eng mit dem den Verbrecher Kartellen, des Xhavit Halili, Hashim Thaci, Haradinaj verbunden, welche er mit den in 1997 gestohlenen Waffen versorgte und Bomben Geschaefte machte.

Eine wichtige Rolle, spielt in diesem Mafia System erneut eine US Firma: „US Balkan Capital Fund Inc.“

Zentrale Rolle, spielen die Firmen: wo der Mafia Boss Artan Tartari, Lebensgefaehrte von Albano Vokhsi Gesellschafter (PD Vize Praesidentin bei Salih Berisah) ist und die Firma Fisheku.

Die totale Schlagzeile, diese Super Mafia des Salih Berisha und zugleich in der Geldwaesche und dem Mafia Bau Geschaeft auch mit gefaeltschten Grundstuecks Urkunden, sehr aktiv.

Es geht um den traditionellen Treibstoff schmuggel, rund um die Albaner Mafia, was natuerlich von Ex-National Guardisten der Tropoje Bande, dem 2. hoechsten Polizisten von Albanien Agron Kulici, mit der ueblichen Mafia Gruppe organisiert wurde. Dokumenten Faelschungen, Schein Export Geschaefte usw.. Alles gut bekannt auch aus anderen Verbrecher Staaten. Dies rund um die Mafia Firma: Euroil » sh.a, wo auch der Mafia Boss Artan Tartari eine wichtige Rolle spielt.

alte Tradition: die Albanischen Polizei Direktoren, sind die Organisatoren der Mafia: Agron Kulici

Agron Kulici, 2 hoechster Polizist von Albanien im Dumm Mafia Staat, der angeblichen Politiker wurde ebenso verhaftet, als einer der Drahtzieher des Salih Berisha, Albana Vokshi (Mafia Braut des Mafia Bosses: Artan Tartari und PD Vize Partei Vorsitzende und eng auch mit der Kosovo Dumm Mafia wie Salih Berisha verbunden)

 

Nafta „Virgine“, Shalsi: Kusarët e vërtetë janë në parlament e qeveri

Nafta

TIRANE- „Nafta shqiptare ka rënë në duart e një bande që ka këmbët, duart dhe kokën në oborrin e regjimit të kusarisë“ Ky ka…

Lista e plotë e personave të arrestuar, si më poshtë :
1. Hajri Hajredin Elezaj
2. Ilias Isa Fisheku
3. Martin Ilias Fisheku
4. Bajram Isa Fisheku
5. Dashamir Veiz Kasaj
6. Edmond Kaso Ferraj
7. Flamur Rexhep Merkaj
8. Vladimir Kilo Koteci
9. Gani Llazar Prence
10. Reshat Hamza Aleksi
11. Kadri Rakip Hajredini

 

Nafta ‚Virgine‘, 11 persona në pranga, priten arrestime të tjera

Nafta 'Virgine', 11 persona në pranga, priten arrestime të tjera

11 persona, mes tyre biznesmenë, janë arrestuar pas denoncimit të ish- ministrit Dritan Prifti. Ky i fundit ngriti akuza për kontrabandë të naftës vergine….

11 Mars 2011 – 19:49 | Shqiperi
 
Skandali i naftës Virgin në pranga 11 biznesmenë tatimorë e doganierë
 
Skandali i naftës Virgin në pranga 11 biznesmenë tatimorë e doganierëTIRANË- Një operacion i gjerë i Task-Force së Prokurorisë ka arrestuar sot në mbrëmje një numër të madh personash, në kuadër të operacionit që po heton abuzimet me naftën e shtetit. Kanë përfunduar sot në pranga 11 persona, mes tyre biznesmenë, tatimorë e doganierë.Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar sot biznesmeni Iljaz Fisheku, i njohur si sipërmarrësi i kompanisë së naftës “Fisheku”, si dhe Marin Fisheku. Mes të arrestuarve është edhe bosi i kompanisë së ujit „Lajthiza“, Hajri Elezaj, që ka në pronësi edhe një kompani nafte. Personat e tjerë të arrestuar janë, Dashamir Kasajm, Edmond Ferraj, Flamur Merkaj, Vladimir Koteci, Gani Prence, Reshat Aleksi, Kadri Hajredini. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, sipas Prokurorisë.

Lajmet Kryesore

 

Zbardhet afera e kontrabandës së naftës, 11 biznesmenë e zyrtarë të arrestuar
Sabato 12 Marzo 2011 00:00

Shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe asgjësim provash, 3 akuzat që rëndojnë ndaj të kupolës së trafikut

Zbardhet afera korruptive e naftës “Virgine”, ku 11 punonjës dogane, tatimorë dhe bisnesmenë janë arrestuar ditën e djeshme gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Operacioni i gjerë i Task-Forcës, ka ardhur si rezultat i një hetimi katër mujor nga organi i prokurorisë. Prokuroria e Përgjithshme i ka dhënë urdhër-arrestet, Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të realizuar

Leggi tutto…

https://i1.wp.com/www.lajme.gen.al/lefundit/photos/11/03/i-ekstraduari-artur-gjoka_100x100.jpg

Arthur Gjoka, aus der alten prominenten Verbrecher Familie der Gjoka, welche auch die Politik finanzieren und im Drogen Geschaeft rund um die Shiak Mafia aktiv ist, wurde von Interpol in Griechenland verhaftet.

Arrestohen 11 persona, midis tyre edhe biznesmenë pranë qeverisë

Nafta merrej nga “Euroil”, i shitej “Fishekut” e përzihej në Lushnjë dhe Golem

Hetimi i kontrabandës së naftës virgin ka nxjerrë llum, siç paralajmëroi edhe ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. “Hetimi i shekullit” është finalizuar dje me 11 arrestime të biznesmenëve, tatimorëve dhe doganierëve, megjithëse asnjë prej tyre nuk mban poste të larta të administratës shtetërore. Prokuroria deklaron se hetimet do të vazhdojnë ndaj personave me “imunitet”, ndërsa Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka zbardhur edhe të gjithë skemën e kësaj kontrabande nafte, që nga itinerari e deri te firmat dhe individët e “përlyer” në këtë aferë që ka dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve. Sipas njoftimit zyrtar të akuzës qendrore, rezulton se nga hetimet e zhvilluara deri tani është bërë e mundur të provohet se gjatë periudhës 2007-2009, sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si virgin është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum. Ky aktivitet është realizuar nga ana e subjektit privat “Euroil” sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj, si dhe në bashkëpunim me subjektin tjetër privat “Fisheku” sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku. Dy administratorët e firmave të sipërpërmendura janë vënë në pranga nga policia, me vendim të Gjykatës së Tiranës.

Prokuroria

Parlaments Schlacht, rund um die Idioten Truppe des angeblichen Tourismus und der Betonierung der Kueste

Nafta “Virxhin” arreston biznesmenët

Kontrabanda e naftës “Virxhin” çon në pranga 11 persona, biznesmenë dhe zyrtarë të Tatimeve e Doganave gjatë një operacioni të Task Forcës, që u shtri në Fier, Vlorë dhe Tiranë.Prokuroria e Përgjithshme njoftoi mbrëmë për ekzekutimet e 11 prej 13 urdhër-arresteve, vendim që erdhi pas mbylljes së hetimeve që nisën me iniciativën e organit të akuzës, pas deklaratave të ish-ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti, në emisionin “Ora e Intervistës” të gazetarit Alfred Peza në 12 tetor 2010. Në pranga kanë përfunduar biznesmenët Hajri Elezaj dhe Ilias (Vladimir), Martin e Bajram Fisheku. Mësohet se është arrestuar bashkë me ta edhe Dashamir Kasaj, inspektor i Tatimeve në Fier, i cili rezulton të ketë ushtruar kontroll në kompanitë e Fishekut, (kryesisht për TVSH-në dhe deklarimet e tjera), si dhe Edmond Ferraj, doganier në Vlorë, që dyshohet se ka falsifikuar faturat doganore fiktive, që në dukje flisnin për naftë të eksportuar. Janë arrestuar gjithashtu edhe Flamur Merkaj, Vladimir Koteci, Gani Prençe, Reshat Aleksi dhe Kadri Hajredini, të punësuar në kompanitë e Fishekut dhe Elezajt. Fletët e arrestit janë prerë dhe për dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Mbi bazën e dokumentacionit dhe kërkesës së dërguar nga prokuroria, Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg” dy ditë më parë, ndërsa dje u ekzekutuan vendimet e gjykatës. Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat: “Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
HETIMET
Sipas burimeve zyrtare nga prokuroria mësohet se nga hetimet e kryera deri tani, është provuar se gjatë periudhës 2007–2009, sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si “Virxhin”, është tregtuar në Shqipëri në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve. Ky produkt është shitur si karburant i pastër për konsum, në një kohë që ishte i destinuar për eksport. “Aktiviteti është realizuar nga ana e subjektit privat “Euroil” sh.a, me ortak dhe administrator Hajri Elezajn, si dhe në bashkëpunim me subjektin tjetër privat “Fisheku” sh.a, me ortak dhe administrator Ilias (Vladimir) Fisheku. Sasia e nënproduktit të naftës të quajtur “Virxhin” është blerë nga shoqëria e përpunimit të naftës “Armo” sh.a dhe në mënyrë fiktive është pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashtë shtetit. Por në fakt, ajo është shitur në tregun e brendshëm, në kundërshtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar. Në këtë aktivitet janë përfshirë edhe punonjës të caktuar të administratës tatimore dhe doganore, të cilët me veprimet e tyre kanë ndihmuar në fshehjen dhe mosdeklarimin e aktivitetit në fjalë”, pohuan burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme.
MASHTRIMI
Në një kohë kur produkti i naftës “Virxhin” blihej për t’u eksportuar nga grosistët e naftës drejt Italisë dhe Afrikës, në fakt “eksportohej” drejt depozitave të Fierit, ku përzihej dhe shitej si karburant i pastër. Mësohet se në treg kjo naftë nxirrej pasi përzihej një litër “Virxhin” me 2 litra naftë të pastër. Sipas skemës së rindërtuar nga grupi i hetimit, pika e nisjes është rafineria e vetme e naftës në vend, “ARMO”, e cila pasi siguron prej “Albpetrolit” naftën bruto nga nëntoka shqiptare, e përpunon atë, duke nxjerrë përveç naftës së pastër, edhe nënproduktet e saj si virxhin, solar apo bitum. Ajo që njihet rëndom si naftë “Virxhin” është një lëng i tejdukshëm, që shërben si lëndë bazë për prodhimin e benzinës. Por duke qenë se në Shqipëri nuk ekzistojnë rafineri për prodhimin e benzinës, atëherë legjislacioni shqiptar ka përcaktuar vetëm një destinacion për këtë produkt me nivel të lartë ndotjeje, që është eksporti në vendet ku ekzistojnë mundësitë e prodhimit të benzinës.

Nafta “Virxhin”

Pavarësisht emrit, kjo lëndë është e një cilësie të dobët. Ajo përftohet pas përpunimit të naftës bruto nga nëntoka. Nafta “Virxhin” shfrytëzohet për prodhimin e benzinës. Në vendin tonë nuk ka rafineri të tilla dhe për këtë arsye është e përcaktuar me ligj eksportimi i saj. Pas nxjerrjes së naftës nga “Albpetrol” kompania “Armo” është e vetmja që bën përpunimin dhe nxjerrjen e naftës “Virxhin” si dhe është e ndaluar që të bëhet tregtimi i saj në subjekte të tjera që nuk e përpunojnë. Sipas hetimit, rezulton që në vitet 2007-2009 nafta me përzierje “Verxhin” të jetë e konsumuar nga qytetarët shqiptarë.

Të arrestuar

Hajri Hajredin Elezaj, biznesmen
Ilias Isa Fisheku, biznesmen
Martin Ilias Fisheku, biznesmen
Bajram Isa Fisheku, biznesmen
Dashamir Veiz Kasaj, inspektor tatimesh, Fier
Edmond Kaso Ferraj, doganier, Vlorë
Flamur Rexhep Merkaj, punonjës
Vladimir Kilo Koteci, punonjës
Gani Llazar Prençe, punonjës
Reshat Hamza Aleksi, punonjës
Kadri Rakip Hajredini, punonjës

Hetimi nisi nga intervista në televizion