CSIS Sicherheits Konferenz in Berlin, mit Salih Berisha

Posted on Juni 6, 2010 von

0



Salih Berisha spricht über die Probleme in Albanien auf der 27. höchst rangigen Internationalen Sicherheits Konferenz in Berlin. Vertreter des Amerikanischen und Deutschen Verteidigungs Ministerium sind anwesend und Veranstalter ist.

Center for Strategic and International Studies (CSIS)

Einige der bedeutenden Mitglieder der CSIS

# Zbigniew Brzezinski — Counselor and Trustee, CSIS

# William S. Cohen — Chairman & CEO, The Cohen Group

# Muhtar Kent — President, Chairman and CEO, The Coca-Cola Company
# Henry A. Kissinger — Chairman & CEO, Kissinger Associates, Inc.

05 Qershor 2010 – 14:00 | Shqiperi

Berlin, Berisha: Detyrimi im moral t’i jap siguri PS-së
Berlin, Berisha: Detyrimi im moral tTIRANE-“Unë jam shumë i bindur se si qeveri duhet të bëjmë çdo gjë që t’i japim sigurinë më të mirë opozitës. Ky është një detyrim moral dhe ne do ta bëjmë”, deklaroi dje Kryeministri Berisha në përshëndetjen që i bëri takimit të 27-të ndërkombëtar “Siguria globale, sfidat në rritje” që po mbahet këto ditë në Berlin.

Sic njofton zyra për shtyp e kryeministrit, mes shumë cështjesh, Berisha u ndal dhe tek zgjedhjet në Shqipëri dhe garancinë për votë të lirë dhe të ndershme.
“Padyshim, tha Kryeministri, unë mbetem i përkushtuar ndaj idealeve të mia të para në jetën time politike, të cilat ishin shumë të thjeshta: votë e lirë, fjalë e lirë”.
Duke folur konkretisht për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, në vend, Kryeministri theksoi se qeveria bëri më të mirën për një proces të lirë dhe të ndershëm.
“Këto zgjedhje, – tha Kryeministri – ishin unike në historinë e vendit tim. Ato u mbajtën në një situatë totalisht të ndryshme, me një teknologji totalisht të re, lista votuesish dixhitale, pasaporta biometrike dixhitale e karta identiteti”.

E ndërsa në Shqipëri PS vazhdon edhe këto ditë me akuzat se Berisha nuk po i hap rrugë transparencës së zgjedhjeve të Qershorit, nga Berlini, Berisha theksoi sesi kryeministër i është përgjigjur cdo kërkese të PS. “Unë vendosa të pranoj çdo propozim të opozitës dhe kisha të drejtë. Pyetjeve të bashkëpunëtorëve të mi, unë iu përgjigje se detyra e qeverisë sime është t’i jap siguri të plotë opozitës. Kështu, ne futëm një ligj plotësisht konsensual, rregulla dhe instruksione në këto zgjedhje dhe të drejtën e vetos, për çdo komisioner, çdo observues”.

Më pas në fjalën e tij, Kryeministri Berisha trajtoi në fjalën e tij përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO, çështje të rëndësishme të sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Kryeministri Berisha njohu gjithashtu, të pranishmit me rrugën që ka bërë Shqipëria, përpjekjet dhe arritjet e saj në realizimin e projektit tjetër madhor, integrimin në Bashkimin Europian

Një vend të veçantë në fjalën e tij, Kryeministri Berisha i kushtoi bashkëpunimit rajonal. Ai rishprehu vlerësim se për rajonin tonë, i cili ka përballuar vështirësi të jashtëzakonshme në të kaluarën, një kapitull i ri është hapur për kombet tona. “Vendet e Ballkanit po përpiqen të punojnë së bashku për të ardhmen e tyre europiane. Qeveria shqiptare ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët”.

Sic njoftojnë burimet e mësipërme, Kryeministri Sali Berisha ishte dje folësi kryesor në panelin e darkës, të takimit të 27-të ndërkombëtar mbi sigurinë globale, në Berlin, Gjermani.
Për këtë vit, ky takim trajton temën “Siguria globale, sfidat në rritje” dhe u organizua nga Qendra për Studime Strategjike dhe mbështetet nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, universiteti i Tennesse, si dhe nga kompani të mëdha si Microsoft, CISCO, Lockheed Martin, etj.

(d.b/BalkanWeb)

Verschlagwortet: , , ,
Posted in: Albania